“Nëndetësja” kërkon të thyejë makthin, ndaj Bylisit për të parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2026 | 17:29

“Nëndetësja” kërkon të thyejë makthin, ndaj Bylisit për të parën

Dinamo do të përballet me Bylisin në kampionat, duke lënë menjëherë pas ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Ashtu si në përballjen me shkodranët, Dinamo do të tentojë që të marrë më të mirën nga takimi me Bylisin, ku natyrisht nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë për ta. Blutë janë në kërkim të “Final 4” dhe fakti që Partizani i ka kaluar në klasifikim e ka bërë gjithçka më të vështirë ndërkohë që nga ana tjetër, ballshiotët janë në rrezik serioz për rënien nga kategoria dhe të dielën e 13 prillit, do të përballet në transfertë me Bylisin.

dinamo

Ballshiotët kanë qenë këtë sezon një nga skuadrat që janë kthyer në “mace të zezë” duke qenë se 3 sfidat e para të kampionatit, janë mbyllur në barazime mes dy skuadrave. Të dyja ekipet, do të synojnë që në takimin e fundit mes tyre për këtë sezon futbollistik, të marrin pikë të plota të cilat mund të vendosin shumë për fatet e të dyja skuadrave, si për luftën për “Final 4”, ashtu edhe për luftën për një vend në Superiore për vitin e ardhshëm pasi skuadrat janë ngjeshur në fundin e tabelës dhe lufta po bëhet çdo ditë e më e vështirë.

HISTORIKU- Ndryshe nga lufta sportive në fushën e blertë, Bylisi dhe Dinamo janë dy skuadra që gjithmonë kanë ditur të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për sa i përket merkatos. Vetëm në merkaton e janarit, “nëndetësja” mori nga Bylisi dy lojtarë, ku Mustafa dhe Malomo ndërruan skuadër. Ky i fundit, ka arritur të shkëlqejë dhe të bindë duke shënuar 2 gola me skuadrën e re, ndryshe nga Mustafa që ende nuk e ka bërë sefte me fanellën e Dinamos edhe pse ka pasur minuta.

PANORAMASPORT.AL