“Nëndetësja” e bën zakon, Dinamo e Ilir Dajës di si të përmbysë rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2026 | 18:00

“Nëndetësja” e bën zakon, Dinamo e Ilir Dajës di si të përmbysë rezultatin

Dinamo u rikthye te fitorja fundjavën e shkuar, duke marrë fitoren e parë në fazën e tretë. Kjo fitore e marrë në transfertë e ka lënë Dinamon në vendin e katërt, pasi me fitoren që mori Partizani ndaj kampionëve të Egnatias, vendi i katërt do të kishte një pronar të ri. Fitorja në Vorë ishte me shumë vuajtje, pasi blutë u deshën që të përmbysnin rezultatin, pasi vendësit kaluan të parët në avantazh me fillimin e pjesës së dytë me një aksion model. Goli i shënuar nga vorakët, u duk se ishte vazhdimi i një ecurie negative siç kishte bërë deri më tani.

dinamo

Por, skuadra e Dajës diti të reagonte mjaft mirë dhe vetëm pak minuta pas golit, arriti të barazonte. Goli i fitores erdhi në minutat e fundit dhe natyrisht e lehtësi jo pak kartoni i kuq i Vrapit pasi për një pjesë të mirë loje në të dytën, Dinamo ishte me një lojtar më shumë dhe superioriteti numerik, ndikoi edhe në rezultatin e ndeshjes. Por, kjo nuk është fitorja e vetme me përmbysje e Dinamos. Skuadra kryeqytetase ka fituar edhe 3 sfida të tjera këtë sezon me përmbysje dhe çuditërisht, të gjitha këto ndeshjet janë fituar radhazi.

Hera e parë që Dinamo fitonte një ndeshje me përmbysje, ishte pikërisht kundër Vorës në fazën e dytë të kampionatit. Në “Air Albania”, Dinamo e pa veten në disavanazh pas golit të shënuar në pjesën e bardhë nga Bardhi. Dy golat e shënuar në të dytën nga Teikseira e Bregu, i dhanë fitoren skuadrës së Dajës.

Vetëm pak ditë më vonë, Dinamo u desh të përmbyste një tjetër ndeshje dhe këtë herë ishte radha për derbin ndaj Partizanit. Toma kaloi në avantazh vendësit në pjesën e parë, por gjithçka foli ndryshe në të dytën kur fillimisht Bregu barazoi e më pas Guindo kaloi Dinamon në avantazh. Firma finale erdhi nga Bytyçi që gaboi duke shtyrë topin në rrjetën e tij për 1-3. Me të njëjtin rezultat, Dinamo fitoi edhe Superkupën e Shqipërisë. Blutë mundën Egnatian në “Air Albania” ku sërish ishte Egnatia skuadra që shënoi në pjesë të parë dhe gjithçka ndryshoi në të dytën. Blutë fituan me golat e shënuar nga Bregu, Nani e Qefalija për të marrë trofeun e parë sezonal.

PANORAMASPORT.AL