Në Shkodër luten për Dinamon, historia e 2002-it rikthehet sërish/ Kujtimi i Asllanit ndez shpresat në Shkodër
Në Shkodër, shpresat për titullin kampion kalojnë jo vetëm nga “Air Albania”, por edhe nga “Elbasan Arena”. Vllaznia hyn në javën e fundit të Superiores me një mision të qartë: të mposhtë Elbasanin dhe njëkohësisht të presë një “ndihmë” nga Dinamo ndaj Egnatias. Për kuqeblutë nuk ekziston asnjë alternativë tjetër përveç fi tores, pasi çdo rezultat tjetër do t’i jepte fund ëndrrës për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë në sezonin 2025/26.

Skuadra shkodrane do të ketë përballë një Elbasan që kërkon ta mbyllë sezonin po ashtu me fi tmin e kampiontit, ndaj tensioni dhe presioni janë maksimalë. Megjithatë, fokusi i tifozëve të Vllaznisë nuk do të jetë vetëm te sfi da e tyre. Sytë do të jenë edhe te dueli Dinamo-Egnatia, aty ku rrogozhinasit konsiderohen favoritët kryesorë për të ngritur trofeun. Dinamo, tashmë jashtë objektivave dhe pa presion rezultati, mund të bëhet padashur arbitri i titullit kampion.
Në Shkodër rikthejnë në kujtesë një precedent historik që lidhet pikërisht me Dinamon. Bëhet fjalë për sezonin 2001-02, kur blutë e kryeqytetit luftonin në distancë me Tiranën për titullin kampion dhe në javën e fundit udhëtonin drejt “Loro Boriçit” për t’u përballur me Vllazninë. Asokohe, kuqeblutë nuk kishin më objektiva konkrete në kampionat dhe sfi da u fitua nga Dinamo me rezultatin minimal 0-1. Heroi i asaj ndeshjeje ishte Asllani, autori i golit që i dha jo vetëm tri pikët Dinamos, por edhe titullin kampion për sezonin 2001-02.
Ajo fitore mbahet mend ende nga tifozët e futbollit shqiptar si një nga ndeshjet vendimtare të atij sezoni dramatik, ku Dinamo përfi toi maksimalisht nga motivimi më i madh që kishte në raport me kundërshtarët. Pikërisht ky episod po rikujtohet me nostalgji dhe shpresë nga ambienti shkodran. Këtë herë rolet janë përmbysur: është Vllaznia ajo që kërkon të përfi tojë nga Dinamo në garën për titull. Edhe pse blutë nuk kanë më objektiva konkrete, në Shkodër besojnë se krenaria sportive dhe rivaliteti i kampionatit mund t’a shtyjnë Dinamon të bëjë detyrën ndaj Egnatias.
Gjithsesi, para se të mendojë për “favorin” e mundshëm nga kryeqyteti, Vllaznia duhet të kryejë misionin e saj ndaj Elbasanit. Vetëm një fi tore do t’i mbajë gjallë kuqeblutë në garën për trofeun, përpara se vëmendja të zhvendoset te rezultati i Egnatias. Një mbrëmje e fundit kampionati që premton emocione, llogari dhe shumë tension deri në sekondat e fundit.
ENDRI ÇINARI – PANORAMASPORT.AL













