Në Napoli besojnë të gjithë, tifozët bëhen gati për festën e titullit
Napoli po jeton ditë entuziazmi dhe pritjeje, ndërsa skuadra e Antonio Kontes është gjithnjë e më pranë një titulli historik. Fitorja e fundit ndaj Leçes në “Via del Mare” ka larguar çdo pengesë të mundshme për kampionët në pritje, duke bërë që fitimi i titullit të duket gjithnjë e më e sigurt.

Me vetëm 7 pikë larg, në pritje të sfidave kundër Xhenoas, Parmës dhe Kaljarit, triumfi i katërt në histori duket i arritshëm. Linja e finishit është tashmë e dukshme për të gjithë, madje edhe në qytetin ku supersticionet janë një pjesë e rëndësishme e jetës, njerëzit kanë filluar të përgatiten për festën që do të pasojë. Napoli është nën një atmosferë të papërshkrueshme.
Entuziazmi mbulon çdo kënd të qytetit, nga stadiumi i “Castel Volturno” deri në çdo rrugicë të vjetër të qytetit.
Ky entuziazëm ka shpërthyer edhe në shtypin lokal, ku gazeta “Il Mattino” ka filluar të publikojë një insert të përditshëm prej 8 faqesh, dedikuar jo vetëm skuadrës që udhëheq kampionatin, por edhe qytetit që po përjeton një sezon të paharrueshëm, një mundësi për të fituar titullin e katërt. “Nga Castel Volturno deri në rrugët e Napolit, po udhëtojmë drejt ditës më të bukur”, shkruan “Il Mattino”, duke nënvizuar emocionet që mbizotërojnë në çdo cep të qytetit.
PANORAMASPORT.AL













