Ndryshon skema ndaj shkodranëve, Kërnaja i beson Qakës nga minuta e parë
Partizani dhe Vllaznia përballen në “Loro Boriçi” në kuadër të javës së 21 të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë kërkojnë të dalin me tre pikët nga kjo transfertë tejet delikate në Shkodër, edhe pse statistikat në këtë transfertë nuk flasin për kryeqytetasit. Sa i takon formacionit që do të zbresë në fushën e lojës, trajneri Oltijon Kërnaja pritet të bëjë disa konfigurime nga ndeshja me Teutën, ndoshta duke propozuar edhe një skemë ndryshe nga ajo e javëve të fundit.
Pritet rikthimi i mbrojtësit Altin Bytyçi në formacionin titullar duke qenë se mbrojtësi mungonte për shkak se kishte plotësuar numrin e tre kartonëve të verdhë. Sa i takon pjesës tjetër, si zakonisht portieri Qirko do të jetë mes shtyllave, në mbrojtje, Kola pritet të konfirmohet ashtu si edhe Sembene, ndërsa rikthehet Bytyçi.
Në krahun e djathtë si zakonisht Atanaskoski, ndërsa në mesfushë priten ndryshime me Ismali, Hjuman, Mehmeti dhe Qakën ndërsa në sulm pritet të konfirmohet dyshja Toma-Isgandarli.
PANORAMASPORT.AL













