Ndryshime për finalen e Superkupës kundër Egnatias, Daja u rikthehet “të besuarve”
Dinamo do të luajë sot finalen e Superkupës kundër Egnatias. Për këtë sfidë, Daja do t’i japë sot dorën e fundit përgatitjeve, teksa priotet të ketë edhe ndryshime në formacion.
Dinamo vuajti në ndeshjen me Partizanin dhe pritet që të ketë ndryshime e me shumë gjasa, titullarë do të jenë 11-shja që ka bërë më mirë në ndeshjet e fundit, pa përfshirë derbin e fundit ndaj të kuqve. Në portë, nga minuta e parë mbetet Teqja ndërkohë që në mbrojtje do të jenë Maliqi në të djathtë e Neziri në të majtë.
Në qendër, dyshja Teikseria-Dita kanë zënë vendin e tyre. Në qendër të mesfushës, me shumë gjasa do të rreshtohen Qefalija, Vila dhe Qardaku. Në sulm, Bregu në një krah e Nani në anën tjetër, do të jenë në ndihmë të Guindos në qendër që në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, arriti të shënonte edhe gol.
Ditën e sotme, do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore ku edhe do të vendosen për dilemat e fundit që Daja mund të ketë megjithatë, Dinamo nuk ka një trajner që preferon surprizat apo risitë e shumta sidomos në ndeshje si kjo me Egnatian, ku diskutohet një trofe.
PANORAMASPORT.AL













