Ndodh në Shqipëri, skuadrat nuk zbresin në fushë për ndeshjen e programuar. Klubi i bllokuar nga FIFA rrezikon sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2025 | 14:30

Ndodh në Shqipëri, skuadrat nuk zbresin në fushë për ndeshjen e programuar. Klubi i bllokuar nga FIFA rrezikon sezonin

Sot, më 27 shtator, prej orës 14:00 ishte programuar ndeshja mes Naftëtarit dhe Valbonës. Çfarë ishte paralajmëruar më parë edhe ka ndodhur.

valbona korabii

Të dyja skuadrat nuk po përballen në sfidën e vlefshme për javën e parë, pasi mungon Valbona. Këto të fundit nuk janë të gatshëm për shkak të problemeve që kanë pasur me ndërtimin e skuadrës.

Valbona me shumë gjasa do e humbasë këtë takim me rezultat në tavolinë. Dhe për më tepër, rrezikon të gjithë sezonin në vazhdim.

Klubi i Kategorisë së Dytë po ashtu e ka merkaton e bllokuar nga FIFA. Sinjale mjaft negative tregohen, teksa kampionati ka filluar.

PANORAMASPORT.AL