Ndizet merkato/ Bardhezinjtë e Juventusit “përplasin brirët” për Nkunku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2025 | 21:17

Ndizet merkato/ Bardhezinjtë e Juventusit “përplasin brirët” për Nkunku

Kristofer Nkunku mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Sipas raportimeve të gazetarit të njohur gjerman, Florian Platenberg nga “Sky Sport”, sulmuesi francez i Çelsit ka kërkuar largimin nga “Blutë” në fund të sezonit, me synimin për të gjetur më shumë hapësira loje dhe një rol më të rëndësishëm në një projekt të ri sportiv.

1961381_1

I lindur në vitin 1997 dhe i afirmuar fillimisht te Lajpcigu, Nkunku ka pasur një sezon të vështirë në Premier Ligë, të shoqëruar nga dëmtime dhe mungesë vazhdimësie në formacionin e parë. Për këtë arsye, sipas burimeve, ai ka kërkuar një transferim gjatë merkatos së verës, dhe Seria A është një nga destinacionet më të mundshme.

Në Itali, interesimi është i madh: Juventusi, Milani dhe Interi janë të gjitha në vëzhgim të situatës së tij. Të tria klubet e shohin Nkunkunë si një profil modern, teknikisht të kompletuar dhe të aftë të përshtatet në skema të ndryshme sulmuese. Pra, si një “xhol” ofensiv që mund të bëjë diferencën. Çelsi, për momentin, kërkon rreth 40 milionë euro për një shitje përfundimtare të lojtarit, një shifër jo e ulët, por jo e paarritshme për klubet e mëdha italiane që janë në kërkim të përforcimeve cilësore për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL