Ndizet Bosnjë-Itali, akuza për spiunazh para ndeshjes. Vendasit zbulojnë ushtarin që po i filmonte
Ndeshja mes Bosnjë Hercegovinës dhe Italisë e vlefshme për një biletë në Botërorin 2026 është ndezur edhe më shumë pas ngjarjes së djeshme. Një portal boshnjak ka zbuluar se Federata vendase ka bërë një ankimim zyrtar duke akuzuar italianët se kanë spiunuar stërvitjen e tyre falë pranisë së një ushtari i cili ishte pjesë e misionit EUFORBH.

“Një anëtar i kontingjentit italian të EUFORBH filmoi në mënyrë të paligjshme seancën stërvitore të ekipit kombëtar të futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës dje. I njëjti burim raporton se Federata Boshnjake e Futbollit tashmë i ka dërguar një protestë zyrtare EUFOR-it”, shkroi portali boshnjak ”sportsport.ba”.
Megjithatë, më vonë u bë e ditur se sipas italianëve, nuk ishte një akt spiunazhi, por më tepër thjesht kuriozitet, i justifikuar nga popullariteti i madh i futbollit në Itali.
“Nga Ministria theksojnë se baza ushtarake ndodhet në afërsi të fushës dhe se ushtari po kalonte në atë zonë, duke filmuar gjatë rrugës pa e ditur se një aktivitet i tillë ishte i ndaluar. Kujtohet se ekipi kombëtar i futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës po stërvitej dje në qendrën sportive FK Sarajevo në Butmir kur u raportua incidenti që përfshinte filmime të paautorizuara.
Sipas raportimeve, ushtari i EUFOR-it qëndroi pranë fushës edhe pas 15 minutave të para të stërvitjes, e cila ishte e hapur për publikun, ndërsa gazetarët dhe fotografët tashmë ishin larguar nga posti. Anëtarët e ekipit kombëtar vunë re më pas se ushtari po filmonte seancën me celularin e tij, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm. Federata Boshnjake e Futbollit njoftoi më pas se do paraqiste një ankesë zyrtare në EUFOR”, shkruhej po në të njëjtin portal.
PANORAMASPORT.AL













