Ndeshje vendimtare që përcaktojnë sezonin e kuqezinjve, si është kalendari për Milanin deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2026 | 8:56

Ndeshje vendimtare që përcaktojnë sezonin e kuqezinjve, si është kalendari për Milanin deri në fund

Nuk janë ditë të lehta në Milanelo për Milanin. Dy humbje radhazi, ndaj Napolit në “Maradona” dhe kundër Udinezes në “San Siro”, nuk kanë ndihmuar aspak situatën.

milan

Më pas erdhën edhe vërshëllimat ndaj Rafael Leaos, si dhe komentet “shqetësuese” pas ndeshjes nga Adrien Rabiot pas sfidës me skuadrën friulane. Gjithçka komplikohet më tej nga zërat mbi të ardhmen e trajnerit Masimiliano Alegri, për të cilin shumëkush parashikon një kalim te kombëtarja, në rast se Xhiovani Malago do të marrë presidencën e FIGC.

OBJEKTIVI I QARTË, CHAMPIONS DHE QETËSI

Jemi në prill dhe, si zakonisht, kjo është periudha kur qarkullojnë shumë spekulime që mund të shpërqendrojnë ambientin. Por realiteti për Milanin është i qartë, duhet të izolojë zhurmën e jashtme dhe të përqendrohet te fusha. Objektivi kryesor mbetet përfundimi sa më i mirë i kampionatit dhe sigurimi i një vendi në Champions për sezonin e ardhshëm.

KALENDARI I NDESHJEVE, NJË RRUGË PLOT KURTHE

Gjithçka nis këtë të diel me transfertën në “Bentegodi” përballë Veronës, një kundërshtar historikisht i vështirë. Edhe pse Verona ka pak shanse për mbijetesë, nënvlerësimi do të ishte një gabim i madh, diçka që Alegri e di mirë. Pas kësaj vjen përballja me Juventusin, që mund të jetë pika kyçe e sezonit. Bardhezinjtë kanë gjetur stabilitet nën drejtimin e Luçiano Spaletit dhe aktualisht mbajnë vendin e katërt. Më pas, Milani udhëton për t’u përballur me Sasuolo, një skuadër pothuajse e sigurt për mbijetesë, që mund të luajë pa presion dhe kështu bëhet edhe më e rrezikshme.

FUNDI I SEZONIT, ÇDO PIKË VLEN

Tre ndeshjet e fundit do të jenë kundër Atalantës, Xhenoas dhe Kaljarit. Ndërsa Atalanta mund të jetë ende në garë për Europën, dy të tjerat luftojnë për mbijetesë dhe do të kërkojnë pikë me çdo kusht. Këto janë sfida që nuk duhen marrë lehtë, sidomos duke parë se rivalë si Komo dhe Roma kanë pasur një sezon me uljengritje.

FATI NË DUART E MILANIT

Pavarësisht vështirësive, Milani e ka ende fatin në dorën e vet. Çelësi është përqendrimi te loja dhe shmangia e çdo shpërqendrimi që vjen nga jashtë. Ka një objektiv për t’u arritur – dhe ai është hapi i parë drejt ndërtimit të Milanit të së ardhmes.

PANORAMASPORT.AL