Ndeshje kontrolli dhe një ditë pushim, Gega me “laps në dorë” te Partizani për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2025 | 18:00

Ndeshje kontrolli dhe një ditë pushim, Gega me “laps në dorë” te Partizani për Europën

Partizani nuk ka skicuar ende skuadrën për sezonin e ri dhe në këto ditë, të kuqtë janë stërvitur nën urdhrat e trajnerit Gega me një numër të madh mungesash, ki bie në sy ajo e sulmuesit Bintsuka.

gega

Por në këto ditë të para përgatitjesh, trajneri Gega më shumë e kishte mendjen te seleksionimi i lojtarëve nga ekipi B apo akademia që mund të jenë pjesë e ekipit të tij për sezonin e ardhshëm. Ndërsa largimet e “veteranëve” vazhdojnë, Gega edhe dje ka monitoruar shumë nga këta të rinj në veprim, në një ndeshje kontrolli që është zhvilluar në kompleksin e të kuqve.

Skuadra sot është lënë pushim për të rifilluar punën të hënën, ndërsa Gega pret edhe përforcimet që i janë premtuar nga drejtuesit për të nisur më pas punën efektive taktike për ekipin që do të përballojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL