Ndeshje direkt, portieri i Valbonës: Gjithçka për pikë kundër Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 22:17

Ndeshje direkt, portieri i Valbonës: Gjithçka për pikë kundër Korabit

Valbona kërkon të jap gjithçka për të mbijetuar në ndeshjen kundër Korabit, që do ta luajë të hënën në Peshkopi. Ajo ka nisur të përgatitet maksimalisht për këtë takim, pasi shihet si një ndeshje rivalësh në drejtim të mbijetesës.

valbona

Lidhur me takimin kundër Korabit, portieri Foralb Hoxha mbetet optimist për skuadrën, se në Peshkopi do t’ia dalë me sukses, duke mos u kthyer duarbosh dhe se ai do të jap më të mirën për të marrë të paktën një pikë.

“Është një ndeshje e vështirë për ne, sepse të dyja skuadrat kanë mungesën e pikëve dhe se do të luftojnë në maksimum për t’ia shkëputur njëratjetrës. Skuadra jonë është e përgatitur për të dhënë gjithçka në këtë takim.

Madje, në transfertë kemi treguar se luajmë shumë mirë dhe shpesh herë kemi pasur dhe fatin me vete. Kjo ndoshta mund të jetë pranë nesh edhe në këtë transfertë. Unë nga ana ime do të jap gjithçka nga vetja për të bërë më të mirën në favor të ekipit tim. E fundit është një dëshirë e madhe që ne të mos dalim pa pikë nga kjo fushë”, ka përfunduar portieri tropojanëve, Foralb Hoxha me origjinë nga Përmeti.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"