Ndarja nga jeta e vajzës 9-vjeçare të lojtarit të Tiranës, mesazhe ngushëllimi edhe nga ish-klubet për Irinën e vogël
Futbollisti Fredi Alvarez, i cili iu bashkua Tiranës në ditët e para të merkatos së janarit, ka përjetuar sot ditën më të vështirë të jetës së tij, pasi është ndarë nga jeta vajza e mitur në banesën ku ai qëndronte familja e tij pas zhvendosjes në kryeqytetin shqiptar.

Ndërsa nuk dihen ende plotësisht detajet e ngjarjes së rëndë, lajmi është përhapur me shpejtësi dhe përtej shtyrjes së ndeshjes që Tirana kishte të planifikuar sot me Flamurtarin, ka pasur reagime edhe nga ish-klubet e futbollistit nga Kosta Rika.
Klube të Kosta Rikës ku ai është aktivizuar gjatë karrierës, si Alahuelense dhe Liberia, i kanë kushtuar mesazhe ngushëllimi familjes Alvarez për ndarjen nga jeta të vajzës 9-vjeçare Irina Alvarez Eskuivel.

PANORAMASPORT.AL













