Mziu merr zemër: Ky Tërbun nuk di të ndalet
Sokol Mziu, mesfushori i Tërbunit, është i bindur se skuadra do ta ruajë vendin e parë deri në fund. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai thotë:
“Unë jam i bindur se ekipin nuk do ta ndalë asnjeri drejt rrugës së ngjitjes në Superiore. Skuadra e Tërbunit të shtunën ndaj Kastriotit mori një fitore me shumë vlera. Jemi duke u stërvitur nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori në kushte shumë të mira këtu në Tiranë, vëmendja jonë përqendrohet te ndeshja e radhës e së shtunës në transfertë me ekipin e Besës. Tërbuni di të mposhtë çdo kundërshtar, pavarësisht emrit që ka dhe fushën që luan. Ne kemi bërë një lojë mjaft pozitive që në dy fazat e para. Edhe fazën e tretë e kemi nisur me fitore dhe kështu do vazhdojmë deri në fund të kampionatit”.
Përgatiti: Ditmir Pema













