Mustafa “kërcënon” Bregun, tani te Dinamo kanë dy golashënues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2026 | 23:59

Mustafa “kërcënon” Bregun, tani te Dinamo kanë dy golashënues

Dinamo arriti të siguronte shërbimet e Ibrahima Mustafa dhe Malomos në ditët e fundit të merkatos, të dy këto lojtarë që kanë shënuar gola të shumtë me fanellën e Bylisit këtë sezon.

bregu qirko

Mustafa ka arritur ta gjejë 7 herë rrugën e rrjetës në Superiore, aq sa edhe Dejvi Bregu te Dinamo. Sulmuesi vlonjat ishte golashënuesi më i mirë i Dinamos deri në këtë moment, por në garën për “Këpucën e Artë”, tashmë ka një rival brenda skuadrës i cili ka gjithashtu 7 gola të shënuar por me një skuadër tjetër.

Të dy lojtarët së bashku pritet të kontribuojnë dhe të kthejnë situatën e Dinamos në këtë pikë të kampionatit, pasi pjesa tjetër e ekipit duket se nuk kanë vazhdimësi për të shënuar dhe kjo shihet nga numri i golave të Guindos. Qendërsulmuesi e ka gjetur rrugën e rrjetës 4 herë, vetëm një gol më shumë se Malomo që luan si mesfushor dhe që u afrua te Dinamo ditët e fundit, ku edhe debutoi në sfidën ndaj Bylisit. Në derbin ndaj Tiranës, pritet që të dy lojtarët të marrin minuta, ndryshe nga takimi i fundit në kampionat.

PANORAMASPORT.AL