Mungesa dhe një dyshim, Partizani me “modifikime” në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2025 | 9:18

Mungesa dhe një dyshim, Partizani me “modifikime” në Ballsh

Partizani mbylli dje përgatitjet për ndeshjen në “Adush Muça” kundër Bylisit, një skuadër që e ka vënë mjaft në vështirësi në këtë sezon, duke e mposhtur dy herë në tri ndeshje.

partizani

Në këtë betejë të radhës, dy skuadrat luajnë mes rrezikut të dështimit të sezonit. Bylisi kërkon të mbijetojë në Superiore, ndërsa Partizani do pjesëmarrjen në “Final 4”. Elbasani është vetëm një pikë larg, me verdheblutë, që sfidojnë Vllazninë, po në 15:30.

MUNGESAT – Të kuqtë në këtë ndeshje nuk shkojnë në situatën më të mirë të mundshme, pasi kanë tri mungesa të rëndësishme. Albers Keko ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar për këtë sfidë, teksa Agim Zeka ka pësuar një dëmtim muskulor, që e ka detyruar të mbyllë sezonin. Sulmuesi la fushën në minutën e 14-të në ndeshjen e shkuar kundër Egnatias.

Sakaq, në terapi e sipër është edhe David Domgjoni, i cili bëri maksimumin për t’u kthyer, por nuk ia doli për këtë sfidë. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm dhe gati për ta nisur sfidën nga minuta e parë. Vëmendje nga stafi po merr Eleke, të cilin po përpiqen ta sjellin në formë maksimale sa më shpejt të jetë e mundur.

FORMACIONI – Strategjia e Gegës kundër Egnatias shkoi mirë dhe, nisur nga kjo, nuk pritet të ketë ndryshime, përveç pozicioneve të lojtarëve të dëmtuar. Në portë pritet sërish Qirko, teksa në mbrojtje në vend të Domgjonit, me shumë mundësi, do të luajë Sembene.

dasdasda

Në mesfushë, ka një dyshim mes Taipit dhe Mehmetit, teksa në sulm opsionet janë shumë të pakta dhe Gega do të jetë i detyruar në zgjedhje. Në stol, në këtë sfidë pritet të jetë edhe afrimi më i fundit, Herolind Shala.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL