Postuar: Shtator 29, 2025 | 16:21
Moviola/ Penalltia e radhës për Vllazninë, VAR-i dhe Koçi korrigjojnë gabimin e fushës
Ka konfuzion në gjysmën e pjesës së parë ku te Vllaznia kërkojnë penallti pas një ndërhyrje ndaj Balajt.

Fillimisht gjyqtari Andi Koçi pret një konfirmim nga kolegët e VAR-it, por, pasi sheh pamjet vetë, akordon 11- metërsh për kuqeblutë.
MINUTAT 23-27-të: Shkodranët kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë të Shehit gjatë aksionit. Gjyqtari Koçi lë që loja të vazhdojë fillimisht dhe pasi pret edhe VAR-in, shkon të shohë vetë pamjet në monitor. Në fund, ai akordon penallti për shkodranët. Vendim i drejtë. Penalltia ekziston. (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













