Moviola/ Gjyqtari e humb te kartonët, tre gabime të rënda te Vllaznia-Teuta (VIDEO)
Një ndeshje e tensionuar në Shkodër u karakterizua nga momentet kontroverse që ndryshuan ritmin e lojës. Që në minutën e 7-të pati një gol të anuluar pas protestave të durrsakëve, ndërsa në minutën e 90-të Teuta mbeti me 10 lojtarë pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit Vrapi. Episodet e tilla vendosën tensionin maksimal në fushë dhe i dhanë sfidës një nuancë dramatike.

MINUTA E 7-TË: Gol dhe protesta në Shkodër! Një pasim mbrapa i gabuar i shkodranëve sjell golin e Boçit. Gjyqtari Vrapi sinjalizon nga qendra e pastaj anulon menjëherë golin, duke bërë shenjë për pozicion jashtë loje. Më pas goli anulohet për faull mes protestave të durrsakëve të cilët pretendojnë se nuk ka pasur kontakt mes Arifit dhe Pohls. Anulimi i golit është i saktë, por gjyqtari Vrapi duhet të kishte ndëshkuar me të kuq(jo me të verdhë), Emiliano Vilën për protesta të ekzagjeruara. Në këtë rast gabon rëndë. (VIDEO) (VIDEO)
MINUTA E 90-TË: Gjyqtari Vrapi lë Teutën me 10 lojtarë! Fadairo bëhet gati për zëvendësim, por duke u vonuar të dalë nga fusha, gjyqtari i tregon të verdhin e dytë dhe e largon me të kuq. Gabim i gjyqtarit që nxiton dhe rrezikon të prishë lojën. Gafa e dytë është që kërkon që lojtari i Teutës të dalë nga karshia duke harruar që Fadairo duhet të dalë një herë nga stadiumi dhe më pas të nisë lojën. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













