Moviola/ Gjykimi ndëshkon Partizanin ndaj Egnatias, gabojnë të gjithë në Rrogozhinë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 17:41

Moviola/ Gjykimi ndëshkon Partizanin ndaj Egnatias, gabojnë të gjithë në Rrogozhinë (VIDEO)

Sfida mes Egnatias dhe Partizanit solli tre raste, që patën ndikim në ndeshje. Pikërisht në dy prej tyre, vendimet ishin të gabuara dhe mund të ndryshonin çdo gjë.

Screenshot 2025-12-20 174121

Kryesor ishte Indrit Myrtja, ndërsa asistent i parë Ergys Spahiu dhe i dytë Stivi Met-hoxha. Olti Çela ishte gjyqtari i katërt. Në VAR u vendos Adrian Beqiraj.

MINUTA 26′- Marku hedh një top në zonë për Tomën. Poçi pas sulmuesit të Partizanit kryen një ndërhyrje të parregullt, duke mos u interesuar për topin. Topi kalon gjithë pasqyrën e portës. Kryesori pret sinjalizimin e VAR, që konfirmon vendimin e fushës. Vendim i gabuar, pasi duhej akorduar penallti. (VIDEO)

MINUTA 81′- Pas një goditje standarde të Partizanit, Sembene nuk gjen portën ndërsa pas rrëzimit në tokë goditet në kokë nga Xhemajli. Të kuqtë protestojnë por gjyqtari nuk sheh ndonjë shkelje nga mbrojtësi i Egnatias. Ai ftohet nga VAR të shohë pamjet dhe vetëm më pas i tregon kartonin e kuq Xhemajlit. Te Partizani kërkojnë edhe penallti, por vendimi i kryesorit është i drejtë. Xhemajli u ndëshkua për gjest antisportiv, kur loja ishte e ndalur. Ndërhyrje e rrezikshme në kokë, që nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. (VIDEO) (VIDEO)

MINUTA 90′- Kryesori Myrtja dhe anësori Stivi Met-Hoxha gabojnë në vendimin për t’i dhënë rivënie anësore Egnatias. Në fakt ishte Bakajoko që e nxori topin jashtë. Kampionët përfitojnë nga ky moment, për të shkuar te goli i dytë me autor Ndrecën. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL