MOVIOLA E VORA-PARTIZANI/ Dyshime për një penallti të mohuar, vetëm Gudjufi reagoi në zonë (VIDEO)
Gjyqtarët nuk e kanë patur të vështirë në vendimet e tyre në ndeshjen Vora=Partizani, pasi aksionet dhe rastet kanë qenë krejtësisht të lexueshme. Gjatë 90-minutave të lojës u vërejtën dy raste të diskutueshme, që gjyqtari shkodran Indrit Myrtja duhet të vepronte në fushë. Kreshnik Cjapi në VAR nuk ndërhyri, ndërsa dyshimet mbeten te një nga rastet në fjalë.

MINUTA 11′: Kote tenton të hyjë në zonë dhe ka një kontakt mbi vijën ballore me Dalipin, pasi lojtari Vorës ka shtrirë këmbën për ta larguar topin, shkodrani Myrtja ka vepruar drejt, sepse është Kote që ka futur këmbën para këmbës së Dalipt. Nuk ka faull për Partizani dhe ka vazhduar lojën.
SHIH VIDEON
MINUTA 83′: Andi Janjeva godet me kokë pas harkimit nga këndorja dhe topi përfundon në shtyllë. Për shkak të rastit të artë të humbur, të gjithë janë të shpërqëndruar nga ajo që ndodh më përpara. Me përjashtim të Gudjufit, i cili reklamon një prekje të topit me dorë nga lojtari i Vorës, para se topi të shkonte te shtylla duke ndryshuar drejtim.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













