Moviola e Vllaznia-Elbasani/ Hamiti ka ndeshje të qetë, një pretendim për penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 15:40

Moviola e Vllaznia-Elbasani/ Hamiti ka ndeshje të qetë, një pretendim për penallti (VIDEO)

Elbasani mori një fitore me rezultatin 2-1 ndaj Vllaznisë, megjithatë nuk mjaftoi për të fituar titullin kampion, duke qenë se të njëjtën gjë bëri edhe Egnatia ndaj Dinamos. Kryesori i takimit ishte Eldorian Hamiti, i cili gjithçka e vendosi në fushë pa pasur nevojë për sistemin VAR edhe pse në fakt ishte vetëm një pretendim për penallti nga lojtarët verdheblu, megjithatë nuk dha penallti as VAR-i.

bandicam 2026-06-01 14-32-07-661

GOLAT- Në këtë takim u shënuan 3 gola, ku fillimisht ishin shkodranët që realizuan me anë të Balajt. Sulmuesi del i vetëm përballë portierit dhe realizon pa shumë vështirësi, teksa edhe nga pamjet filmike, duket gjithçka e rregullt pa pasur nevojë për të konfirmuar apo parë sistemin VAR.

E njëjta gjë është edhe me golat e Elbasanit, ku fillimisht shënoi Lajthia me një goditje nga distanca fluturimthi e më pas me një kundërsulm u shënua dhe i dyti. Të dy golat, janë të rregullt dhe nuk ka pasur polemika.

45’ Tsague rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti pas një kontakti me mbrojtësin e Vllaznisë, mirëpo Hamiti lejon lojën që të luhet. Pak sekonda më vonë, në vazhdim të aksionit, ai i bën me shenjë lojtarëve që ka pasur konfi rmim edhe nga dhoma e sistemit VAR dhe se gjithçka ka qenë e rregullt. Nga pamjet filmike, duket se ka pasur një kontakt mes lojtarëve, por sipas kryesorit, nuk ka pasur elementë për të penallti. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL