Moviola e Tirana-Vllaznia/ Teknologjia anulon dy gola, raste të dyshimta në Elbasan (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2025 | 12:22

Moviola e Tirana-Vllaznia/ Teknologjia anulon dy gola, raste të dyshimta në Elbasan (VIDEO)

“Klasikja” i ishte besuar ndërkombëtarit Enea Jorgji, duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Screenshot 2025-03-12 122201

Mirëpo, episodet e dyshimta ishin të dyja në “dorë” të anësorit Emigers Ganxhi, i cili anulon dy gola për pozicion jashtë loje për Tiranën. Vendime të vështira të tij, por që marrin konfirmimin edhe të sistemit VAR.

Minuta e 12-të: Pas zhvillimit të një goditjeje nga këndi, Zharmuni çon sferën në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Vendim i drejtë i anësorit Emigers Ganxhi, pasi duket që sulmuesi i bardhebluve është mbi të tjerët, ku merr më pas edhe konfirmimin nga VAR. (VIDEO)

Minuta: 45’+3: Një harkim i Soler nga e djathta gjen Ernest në zonë, i cili me kokë gjuan dhe mposht Jukajn. Goli anulohet për pozicion jashtë loje pas tri minutash pritje për VAR-in, i cili konfirmon vendimin e Ganxhit në fushë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL