Moviola e Teuta-Vora, Ferataj i heq një 11-metërsh skuadrës së Bellajt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2026 | 13:45

Moviola e Teuta-Vora, Ferataj i heq një 11-metërsh skuadrës së Bellajt (VIDEO)

Në një ndeshje, vendimet e kryesorit Olsid Ferataj që ndikuan për ekipin kundërshtar, duke mos akorduar një 11-metërsh të sigurtë për Vorën dhe akordon në fund një penallti për Teutën me plot polemika deri në braktisjen e ndeshjes për 10 minuta nga skuadra e Vorës.DSGFDMINUTA E 69-të: Ka një dyluftim mes Votlai e Daka pranë vijës fundore, brenda zonës, ku Votlai e ka nga krahët duke e tërhequr lojtarin e Vorës dhe i humb ekuilibrin në momentin që po merrte topin. Ferataj nuk akordon penallti, por vazhdon lojën. Kapiteni Tabaku i kërkon llogari, por ai as që denjon ta shohë momentin as në monitor dhe vazhdon lojën.

MINUTA e 84-rt: Këtë herë Olsid Ferataj ka qenë i saktë në nxjerrjen e kartonit të kuq ndaj Xhuljo Tabakut, kapiten Vorës, pasi kishte mbartur edhe një karton të verdhë nga pjesa e parë dhe ndërhyrja gjatë këtij momenti ndaj Kuqit kur ai po vërshonte të kapte topin e pasuar nga Maçolli dhe kontakti në ndërhyrje ishte i dukshëm.

MINUTA 90+2: Aksion i durrsakëve në zonën e Vorës. Arifi jep një kros në zonë. Repaj ndërhyn keq për marrjen e topit dhe godet Xhoelin. Topi shkon te Jazxhi i dukshëm në pozicion jashtë loje, që e kthen me kokë te Xhoel. Kryesori sheh flamurin e ngritur për pozicion nga asistenti Marjus Qose dhe fillimisht jep pozicion jashtë loje, por pas pak për t’u habitur jep penallti për Teutën. Ndërhyrja e mbrojtësit është pas goditjes së topit nga lojtari i Vorës dhe pozicioni jashtë loje më pas. Gjithsesi, rast i dyshimtë, por anon nga penalltia.

PANORAMASPORT.AL