MOVIOLA E TEUTA-DINAMO/ Xhaja nuk ka shumë punë, karton i kuq i çuditshëm për Kotobellin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2026 | 20:09

MOVIOLA E TEUTA-DINAMO/ Xhaja nuk ka shumë punë, karton i kuq i çuditshëm për Kotobellin (VIDEO)

Ndeshja mes Teutës dhe Dinamos, e luajtur në “Niko Dovana” u mbyll në barazim pa gola. Ashtu si mungesa e golave, munguan edhe rastet e polemikave ku i vetmi moment ku u pretendua për penallti, ishte në fundin e pjesës së parë nga Dinamo, por Xhaja dhe asistentët e menaxhuan mirë situatën. Ndërkohë, Kotobelli u ndëshkua me karton të kuq pak sekonda pasi përfundoi ndeshja.

bandicam 2026-01-15 18-55-54-151

44′ Dinamovitët pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonën e durrsakëve pas një aksioni të Berishës, Xhaja sinjalizon një pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Nga pamjet filmike, duket Guindo i cili është më i avancuar dhe prek topin, duke bërë që të mos ketë nevojë për të kuptuar nëse ka pasur prekje me dorë apo jo në vazhdim. (VIDEO)

90+4′ Kotobelli pas një komunikimi me gjyqtarin Xhaja ndëshkohet me të verdhin e dytë dhe të kuqin. Çuditërisht, të dy kartonët e verdhë që mori Kotobelli në këtë sfidë, ishin për shkak të protestave. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL