Postuar: Shkurt 11, 2025 | 10:04
Moviola e Skënderbeu-Laçi/ Arbitri Yzeiraj injoron kartonin e kuq në dy raste (VIDEO)
Në këtë takim që gjykohej nga Olsion Yzeiraj kishte dy rast për moviolë.

Kryesori i takimit në minutën e 59-ë, pas një faulli në kohë vonesë që Rashica bën nga mbrapa në dëm të Kurtit të Laçit, ndëshkon lojtarin e Skënderbeut me karton të verdhë. Por, pas 1 minute është Lata nga VAR-i që thërret gjyqtarin e fushës për të riparë rastin dhe nga pamjet shihet që Rashica bën lojë të rrezikshme dhe ngjyra e kartonit ndryshon, duke u ndëshkuar me të kuq. (VIDEO)
Ndërkohë një tjetër moment ishte kur topi po luhej në mbrojtjen e Skënderbeut, sulmuesi Bismark godet me kokë në gjoks mbrojtësin e Laçit Silva. Nuk ka komunikim mes gjyqtarëve, sepse sulmuesi duhej ndëshkuar me kartonin e kuq.
PANORAMASPORT.AL













