Moviola e Partizani-Bylis/ Pretendime për penallti, VAR-i nuk jep shpjegim (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2025 | 8:34

Moviola e Partizani-Bylis/ Pretendime për penallti, VAR-i nuk jep shpjegim (VIDEO)

Sfidën Partizani-Bylis e gjykoi Erjon Bylykbashi. Asistenti i tij i parë ishte Mariglen Llukmani, ndërsa Rexhep Muzhaqi qëndroi si asistent i dytë. Në VAR ndodhej Kreshnik Cjapi.

PART

Te stadiumi “Arena e Demave” u lejua loja e ashpër, kështu me karton të verdhë u ndëshkua vetëm Aleks Peralta nga miqtë në pjesën e parë. Vetëm një rast mbeti pa shpjegim, pikërisht ai i minutës së 66-të kur ndeshja ishte barazim 0-0. VAR nuk dha shpjegim me vijat për pozicion jashtë loje, siç ka ndodhur më parë. Në rast se nuk kishte pozicion jashtë loje, atëherë Partizanit iu mohua një penallti të cilën do e kishte fituar Toma.

MINUTA 66′- Momente kaosi teksa gjyqtari lejon që të vazhdojë aksioni me dy topa në fushë edhe pse me lojtarët e Bylisit të ndalur. Toma merr sferën dhe hyn në zonë, atje pengohet nga mbrojtësi Përndreca, por gjyqtari nuk jep penallti dhe sinjalizon për pozicion jashtë loje. Pritet VAR-i i cili konfirmon pozicionin jashtë loje, edhe pse pa përsëritur rastin apo treguar vijat siç duhet të ndodhë. Gjatë kohës së rishikimit nga VAR, u lejuan dy zëvendësime për Partizanin. Në rast se nuk kishte pozicion jashtë loje, atëherë duhej dhënë penallti për Partizanin.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL