Moviola e Flamurtari-Egnatia, Jorgjin e shpëton teknologjia (VIDEO)
Ndeshja Flamurtari-Egnatia u karakterizua nga momente të diskutueshme, por gjyqtarët dhe VAR-i treguan korrektësi dhe menaxhimin e duhur të situatave.
Pretendimet për penallti u analizuan me kujdes, duke garantuar që vendimet të ishin të drejtëpërdrejta dhe të pranueshme për të dyja skuadrat. Gjykonin E. Jorgji (Elbasan), D. Rexha (Tiranë), R. Çokaj (Lezhë), ndërsa në teknologji VAR: K. Barjamaj, O. Kuka.
MINUTA E 21–të: Flamurtari kërkon penallti pas një ndërhyrjeje të fortë të Aleksit ndaj Burard në zonë, ndërsa Xhemajli gabon në momentin e duelit. Rrëzimi i Burard ngjall pretendime të forta nga ekipit vendas, por gjyqtari E. Jorgji e vlerëson situatën dhe vendimi është i drejtë, duke lënë lojën të vazhdojë. VIDEO)
MINUTA E 46-të: Pas një topi të prekur me dorë brenda zonës nga lojtarët e Flamurtarit, gjyqtari Enea Jorgji jep penallti. Vendim i drejtë i kryesorit.
MINUTA E 58–të: Fillimisht, arbitri Jorgji akordon penallti për Flamurtarin pas një dueli në zonë mes Xhemajlit dhe Maksutit, duke treguar menjëherë drejt pikës së penalltisë. Por pas konsultës me VAR-in, vendimi ndryshon dhe nuk akordohet penallti. Edhe ky vendim duket i drejtë dhe tregon rëndësinë e VAR-it për të shmangur gabimet në momente kyçe. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













