MOVIOLA E EGNATIA-TIRANA/ Polemikë për penalltitë, Tetova kishte të drejtë për njërën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 9:06

MOVIOLA E EGNATIA-TIRANA/ Polemikë për penalltitë, Tetova kishte të drejtë për njërën

Vendimet e arbitrit Kreshnik Cjapi dhe ndërhyrjet e VAR-it patën peshë të madhe në ecurinë e sfidës në Rrogozhinë mes Egnatias dhe tiranës. “Panorama Sport” analizon episodet më të diskutueshme të ndeshjes, ku polemikat nuk munguan.

bandicam 2026-02-01 16-35-51-497

Minutat 1′ –4′: Gjyqtari Cjapi akordon fillimisht penallti në favor të Egnatias, pasi Gruda rrëzohet në zonë pas një kontakti me Lleshin. VAR-i merr kohë për rishikimin e rastit dhe pas rreth dy minutash e thërret arbitrin kryesor në monitor. Cjapi ndryshon vendimin dhe anulon penalltinë. Nga ana tjetër, nuk akordohet karton i verdhë për simulim ndaj Grudës. Një moment mjaft i diskutueshëm, ku kryesori nuk i qëndron vendimit të parë të marrë në fushë.  (VIDEO (VIDEO)

Minuta e 53-të: Pretendime të reja për penallti nga Egnatia pas një dyluftimi në zonë, ku Haime rrëzohet në tokë pas kontaktit me Falajen. Gjyqtari vlerëson se gjithçka është e rregullt dhe lejon vijimin e lojës, ndërsa VAR-i e konfirmon më pas vendimin. (VIDEO)

Minuta 90’+3′: Pretendime të tjera nga vendasit për penallti, këtë herë për prekje të dyshuara me dorë në zonë. Gjyqtari vijon lojën dhe, nga pamjet televizive, vendimi duket i drejtë.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL