Moviola e Egnatia-Partizani/ Cjapi nuk bëhet protagonist, vendos saktë në dy momente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2025 | 20:55

Moviola e Egnatia-Partizani/ Cjapi nuk bëhet protagonist, vendos saktë në dy momente

Ndeshja e së shtunës mes Egnatias dhe Partizanit, e luajtur në Rrogozhinë dhe e mbyllur me fitoren 2-0 të vendësve, u gjykua nga kryesori Kreshnik Cjapi, i kolegjiumit të Fierit.

Foto/ F. Hazisllari

Foto/ F. Hazisllari

Duhet thënë se arbitri nuk u bë protagonist në këtë ndeshje, pasi mori vendime të sakta, i asistuar edhe nga Ferataj në VAR në momentin e golit të anuluar.

54’ Egnatia shënon me Uotlai pas një aksioni të gjatë të Ujkës dhe Lushkjes. Në fund Buxhelaj nën presionin e Bakajoko jep topin për Uotlai, që gjuan fluturimthi dhe tund rrjetën në mënyrë mjaft spektakolare.

Pas një rishikimi prej afro 4 minutash, VAR-i anulon rrjetën për pozicion jashtë loje të Bakajoko. Pamjet i japin të drejtë asistentëve Ferataj dhe Bylykbashi në VAR.

81’ Jahaja kthen me thembër një top në zonë dhe Domgjoni e prek me dorë. Pretendime për penallti nga rrogozhinasit, por Cjapi vijon lojën.

Prekja me dorë është e qartë, por distanca e vogël dhe fakti që topi niset për të dalë nga zona, shtyn Cjapin të vijojë lojën.

PANORAMASPORT.AL