Moviola e Egnatia-Flamurtari/ Hera e parë për futbollin e elitës! Rusta menaxhon ndeshjen, situatat e dyshimta zgjidhen në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2025 | 17:38

Moviola e Egnatia-Flamurtari/ Hera e parë për futbollin e elitës! Rusta menaxhon ndeshjen, situatat e dyshimta zgjidhen në fushë

Në përgjithësi ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë nga Rusta dhe ndihmëset e saj Salla e Kapxhiu, teksa dy momentet e dyshimta u zgjidhën në fushë, pa pasur nevojë për teknologjinë. Egnatia-Flamurtari ishte hera e parë në Superiore ku kryesorja dhe të dy asistentet ishin femra. 

bandicam 2025-12-04 16-29-22-048

MINUTA E 12-të: Ka protesta nga vlonjatët për një prekje topi me dorë të Xhemajlit në zonë, por gjyqtarja Rusta lë lojën të vazhdojë. Nga pamjet duket vendim i drejtë, sepse nuk kemi të bëjmë me prekje të topit me dorë.

MINUTA E 73-të: Sota ndërhyn ashpër ndaj Maksutit në mesin e fushës dhe merr të verdhën nga Rusta, Moment i dyshimtë edhe për të kuq, por duket vendim i drejtë e verdha, sepse bëhet fjalë thjesht për një faull taktik, edhe pse i ashpër në dukje.

PANORAMASPORT.AL