Postuar: Maj 12, 2025 | 13:22
Moviola e Dinamo-Partizani/ Korrigjon VAR-i, dyshime për një penallti (VIDEO)
Në tërësi ndeshja ka kaluar pa probleme, edhe për shkak të rëndësisë që kishte kjo përballje. Gjithsesi, kanë qenë dy momente të dyshimta, ku njërën e ka zgjidhur sistemi VAR.

37’ Gudjufi merr një top të gjatë në kufijtë e pozicionit jashtë loje, me asistentin Ganxhi që vazhdon lojën dhe aksioni finalizohet me gol më pas nga Malaj. Ngre flamurin asistenti, por pritet konfirmimi i VAR-it, që e akordon gol të rregullt, duke ndryshuar vendimin e fushës. (VIDEO)
82’ Bregu futet në zonë dhe has në ndërhyrjen e Çipit, që i merr topin, ndërsa sulmuesi i bluve rrëzohet në zonë. Kryesori vazhdon lojën me momentin që mbetet i dyshimtë, sepse kontakti nuk mungon, ndërsa nuk ndërhyn as VAR-i. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













