Moviola e Dinamo-Partizani/ Dy dyshime, penallti e dhënë dhe e padhënë (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Dinamos dhe Partizanit në “Elbasan Arena” u gjykua nga Juxhin Xhaja, i cili pati të bënte me disa raste të dyshimta.

30’ Zabërgja kontrollon një top në zonë dhe rrëzohet në duel me Prekën dhe Kekon. Xhaja vijon lojën, teksa edhe VAR vendos të mos ndërhyjë. Ka një tendencë të Zabërgjës për të rrëmbyer penallti, por edhe kontakti është prezent. Moment shumë i dyshimtë. (VIDEO)
36’ Dinamo shënon me Jonuzin, por Xhaja e anulon golin për pozicion të parregullt të Vilës gjatë aksionit. Pamjet i japin të drejtë anësorit, sulmuesi i bluve është pak më i avancuar. (VIDEO)
90+3’ Bintsuka rrëzohet në zonë në një duel me Alijin, me Xhajën, që nuk heziton dhe akordon penallti. Momenti është shumë i dyshimte dhe pamjet e dobëta nuk ndihmojnë aspak për të dhënë një vlerësim. . (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













