MOVIOLA E DINAMO-BYLIS/ VAR-i anulon golin e bluve, Bastari fal Bregun (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 11:33

MOVIOLA E DINAMO-BYLIS/ VAR-i anulon golin e bluve, Bastari fal Bregun (VIDEO)

Ndeshja mes Dinamos dhe Bylisit, e luajtur në stadiumin “Air Albania” pasditen e së shtunës, u mbyll në barazim pa gola por me polemika.

bandicam 2026-01-31 20-29-15-423

Vendësit pretenduan për penallti dhe VAR-i iu anuloi një gol ndërkohë që nga ana tjetër, miqtë kërkuan një karton të kuq në minutat e fundit. Kryesori Erion Bastari lejoi golin e shënuar nga Koma, por më pas ishte ndihma e VAR që konfirmoi se topi kishte kaluar vijën.

19’ Ismaili ka një dyluftim me Peraltën në fundore dhe topi përfundon jashtë teksa nuk mungon përplasja fizike, ku Peralta godet dy herë mbrojtësin e Dinamos. Bastari e ndëshkon me të verdhë mbrojtësin e Bylisit edhe pse vendësit kërkonin të kuq. (VIDEO)

26’ Gjuajtje radhazi nga jashtë zonës të futbollistëve të Bylisit, të cilët pretendojnë për një prekje topi me dorë nga Meksi. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Nga pamjet filmike, duket se dy herë topi është bllokuar me trup nga lojtarët e Dinamos dhe në atë rast gjyqtari ka vepruar saktë duke qenë se nuk kishte prekje me dorë.

67’ Neziri nga e majta bën një veprim spektakolar duke kaluar në fundore, pasimi i tij gjen Koma i cili çon sferën në rrjetë. Bastari e konsideron të rregullt golin e shënuar nga sulmuesi Koma, por më pas ka një komunikim me sistemin VAR. Pas disa sekondash, goli anulohet pasi topi kishte dalë jashtë vijës fundore. (VIDEO) (VIDEO)

90’+2’ Bregu pas një ndërhyrje të Ofori, godet pa top këtë të fundit. Lojtarët e Bylisit kërkojnë ndëshkim për Bregun i cili nga pamjet filmike duket se e ka goditur një nga kundërshtarët e tij, por ky moment nuk u pa nga kryesori Bastari, teksa as sistemi VAR nuk ndërhyri.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL