Moviola e Bylis-Partizani/ VAR shpëton kryesorin, 5 minuta punë për të ndryshuar vendimin në dy raste
Sfida mes Bylisit dhe Partizanit, që kishte vlerë për javën e pestë të Superiores, u mbyll me fitoren e ballshiotëve 3-1. Puna kryesore për gjytarin kryesor Indrit Myrtja dhe Emanuela Rustën në VAR ishte nga minuta e 13-të deri në minutën e 18-të. Dhe pse penalltia u anulua fillimisht, një tjetër u fitua falë atij aksioni nga Partizani.

Kështu që gjykimi nuk ndikoi në fatet e këtij takimi. Të kuqtë u treguan të kujdesshëm duke mos u ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë, ndërsa vendësit morën tre të tillë.
MINUTA 13-të: Kryesori Myrtja akordon penallti në favor të Partizanit. Është Përndreca që shtyn Isgandarlin, i cili rrëzohet në zonë. Rusta ndërhyn në VAR duke e konsideruar fillimin e kontakti në fjalë jashtë zone. Kështu edhe sinjalizon Myrtjen për të ndryshuar vendimin. Përndrecës i falet kartoni i verdhë. (VIDEO)
MINUTA e 15-të: Buxhelaj ekzekuton goditjen e dënimit, që u dha pasi ndryshoi vendimi i penalltisë. Malomo e prek topin me dorë, ndërsa këtë herë Myrtja nuk nxitohet për të akorduar penallti. Rusta e thërret në VAR, pasi prekja me dorë është e dukshme. Kryesori Myrtja akordon 11-metërsh duke ndryshuar vendimin në fushë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













