Moviola e Bylis-Dinamo/ Kontestime nga ballshiotët, por Lata ishte i përpiktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2025 | 11:45

Moviola e Bylis-Dinamo/ Kontestime nga ballshiotët, por Lata ishte i përpiktë

Ndeshja Bylis-Dinamo, e gjykuar nga durrsaku Florian Lata, nuk pati raste flagrante për moviolë.

dinamo bylis

Lata përgjithësisht gjykoi me përpikëri, edhe pse nga ana e ballshiotëve pati kontestime për disa kartonë, njëri nga të cilët për trajnerin Dede për protesta. Rasti që ngjalli dyshime ishte ai i golit të barazimit të Dinamos.

49’ Zabërgja shënon për miqtë, por te Bylisi pretendojnë për pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë se sulmuesi është në pozicion të rregullt dhe vendimi i Latës e asistentëve konfirmohet edhe nga VAR-i.

PANORAMASPORT.AL