MOTO GP/ Marko Beceki pushton Muxhelon, Aprilia “vulos” dopietën në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 18:34

MOTO GP/ Marko Beceki pushton Muxhelon, Aprilia “vulos” dopietën në Itali

Marko Beceki rikthehet te fitorja dhe zgjeron avantazhin ndaj Horge Martin në renditjen e përgjithshme, falë suksesit në Çmimin e Madh të Italisë në Muxhelo. Për liderin e kampionatit kjo është fitorja e katërt e sezonit dhe e para pas tri garave ku rezultatet e tij kishin qenë disi më pak bindëse.

sfdfdsfsfdsdfsfdsfd

Aprilia festoi një rezultat historik me dopietë, pasi Horge Martin përfundoi në vendin e dytë në pistën e Muxhelos, një cirkuit që në të kaluarën nuk i kishte sjellë shumë kënaqësi skuadrës italiane. Për Becekin kjo ishte fitorja e parë në pistën toskane dhe e dhjeta në klasin mbretëror të MotoGP-së. Françesco Banjaja u ngjit në shkallën e tretë të podiumit. Piloti i Dukatit kryesoi garën gjatë gjysmës së parë të saj, por më pas u detyrua t’ua lëshonte vendin dy pilotëve të Aprilias. Në xhirot e fundit ai arriti të mbrojë podiumin nga sulmet e forta të Ai Ogurës, i cili përfundoi i katërti me Aprilian e ekipit amerikan “Trackhouse”.

Top-5 u plotësua nga Fabio Di Xhianantonio i Dukatit VR46, autor i një gare të fortë rikuperimi pas një starti jo shumë të suksesshëm. Pedro Akosta (Red Bull KTM) e mbylli garën në vendin e gjashtë, përpara Mark Markezit, i cili u rikthye në pistë pas dëmtimit që pësoi tre javë më parë në Lë Mansh. Raul Fernandez, fitues i garës Sprint të së shtunës, doli shpejt jashtë luftës për fitore. Spanjolli i Aprilia “Trackhouse” tentoi të parakalonte Becekin që në frenimin e parë pas nisjes, por gaboi trajektoren dhe rrëshqiti në fund të renditjes. Megjithatë, ai zhvilloi një rikuperim të mirë dhe e mbylli garën në vendin e tetë.

Enea Bastianini (KTM Tech3) u rrëzua në xhiron e 12-të, duke humbur mundësinë për një rezultat të rëndësishëm. Fermin Aldeguer dhe Diogo Moreira plotësuan dhjetëshen e parë. Për pilotin debutues brazilian Moreira, ky ishte i njëjti rezultat që kishte arritur edhe në garën Sprint të së shtunës.

dsffdsfdsfdsfdsdsfsfd

Pas fundjavës së Muxhelos, Beceki kryeson kampionatin me 173 pikë, duke pasur 17 pikë avantazh ndaj Horge Martin, i cili numëron 156 pikë. Fabio Di Xhanantonio forcon vendin e tretë me 134 pikë, ndërsa Pedro Akosta ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 103 pikë. Ndalesa e radhës e kampionatit do të jetë këtë fundjavë në Hungari.

PANORAMASPORT.AL