Postuar: Mars 2, 2026 | 23:50
MOTO GP/ Mark Markez rrezikoi t’i shpërthente goma, Me fat që s’përfundova në ajër…
Mark Markez rrëfeu incidentin e tij “të pazakontë” që thuajse solli shpërthimin e gomës, ndërsa besonte se ishte në rrugën drejt podiumit në Buriram.

“Ishte shumë e çuditshme. Nuk e di çfarë ndodhi. Ajo që di është se jam me fat, sepse shpërtheu disku, goma, gjithçka, dhe për pak sa nuk përfundova duke fluturuar në ajër. Nuk e di çfarë e shkaktoi, ishte sikur të kisha goditur një bordurë, por zebra është e ndërtuar në mënyrë të tillë që kjo nuk duhet të ndodhë.
Megjithatë ndodhi. Nuk ka kuptim të humbasim kohë duke menduar arsyen. E rëndësishme është se, gradualisht, po ndihesha gjithnjë e më mirë gjatë garës dhe podiumi ishte afër”, deklaroi ndër të tjera kampioni i botës në fuqi.
PANORAMASPORT.AL













