Moto GP, Lorenco jep alarmin për Markezin: Vuan në kthesat majtas, dëmtimi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2026 | 18:16

Moto GP, Lorenco jep alarmin për Markezin: Vuan në kthesat majtas, dëmtimi…

Starti i sezonit 2026 në MotoGP sinjalizon fundin e dominimit absolut të Ducati dhe një balancë të re forcash. Aprilia dhe KTM kanë bërë hapa të mëdhenj përpara, me Marko Bexeki që dominoi në Tajlandë. Ndërkohë, Mark Markez e ka nisur sezonin i kushtëzuar fizikisht pas një tjetër ndërhyrjeje në krahun e djathtë.

Screenshot 2026-03-04 181607

Sipas Horge Lorencos, problemet në shpatull mund t’ia kufizojnë performancën, sidomos në kthesat majtas, madje edhe t’ia shkurtojnë karrierën. Ai shton se pa dëmtimet, Markez mund të kishte synuar rekordet e Xhakomo Agostnit. “Pa dëmtimin, po, do t’ia kishte dalë. Problemi është shpatulla e djathtë dhe në kthesat majtas shihet që është i kufizuar.

Kjo mund t’ia shkurtojë karrierën”, u shpreh ish-kampioni i MotoGP-së. Megjithatë, Lorenco e konsideron Markezin ende favorit për titullin 2026, bashkë me Bexekin dhe Pedro Akostës, ndërsa thekson se Aprilia duket shumë e fortë në kthesa, por Dukati mbetet motor i kompletuar në çdo aspekt. “Markez mbetet një nga kandidatët kryesorë për titull, bashkë me Bexekin. Akosta mund të futet gjithashtu në garë, ndërsa Banjaja nuk më duket mjaftueshëm i qetë, e shoh që i mungon besimi”, shprehet 38-vjeçari spanjoll.

PANORAMASPORT.AL