MOTO GP/ Garë emocionuese në pistë, Mark Markez është “perandori” i fundit i Austrisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2025 | 12:50

MOTO GP/ Garë emocionuese në pistë, Mark Markez është “perandori” i fundit i Austrisë

Edhe çmimi i madh i Austrisë nuk është më tabu për Mark Markez. Spanjolli, që nuk kishte fituar kurrë më parë në Red Bull Ring, konfirmoi pritshmëritë e para garës, kur ishte shprehur i bindur falë ndjesisë së mirë mes Ducatit dhe kësaj piste.b06993d0-7b73-11f0-8b0c-831af2dbcc02Për të arritur fitoren e nëntë sezonale, kampioni nga Cervera duhej të përballonte shpërthimin e Fermin Aldeguer, i cili u rendit i dyti pas një rikthimi të jashtëzakonshëm. Piloti i Gresinit i shkaktoi emocione bashkëkombësit të tij në xhirot e fundit, por u dorëzua vetëm në fund. Shumë i mirë Marko Bezeki, që udhëhoqi gjatë garës dhe i solli ekipit Aprilia një vend i tretë i shkëlqyer. Markez thellon edhe më shumë diferencën në Botërorin e MotoGP, tani ka 142 pikë avantazh ndaj vëllait të tij Aleks, i cili u rendit i dhjeti në Austri pas një penalizimi “long lap”. Vetëm i teti Françesko Bagnaia.

Nuk “ka diell”, por rreziku i një gare me shi është shmangur. Janë 28 xhiro për t’u përballuar. Në nisje, Bezeki mbron vendin e parë, ndërsa ndizet dueli mes Bagnaias, në vend të dytë, dhe Markezit, në të tretin. Mark merr vendin e dytë, ndërsa Peko fillon të vuajë. Italiani arrin të mbrohet fillimisht nga Akosta, por në xhiron e tetëmbëdhjetë tejkalohet nga spanjolli. Manovra ishte e fortë dhe e detyroi pilotin e Dukatit të dilte jashtë piste. Bagnaia, në krizë gjithnjë e më të dukshme, do të mbyllte në vendin e tetë, ndërsa shkëlqeu Enea Bastianini, i cili, pas një nisjeje të dobët, u ngjit deri në vendin e pestë.

DUELI — Lufta për fitoren bëhet gjithnjë e më e zjarrtë xhiro pas xhiroje. Bezeki tenton shkëputjen dhe arrin deri në tetë të dhjetat avantazh ndaj Markezit. Por Mark, me qetësi, rikuperon metër pas metri, duke iu afruar Aprilias. Dukej e lehtë për spanjollin, por piloti nga Çervera, në mes të garës, humbi ritmin dhe humbi terrenin.

KRIZË PËR DUKATIN? Aspak. Markez dukej sikur mori frymë për të realizuar rikthimin vendimtar. Tetë herë kampioni i botës kap sërish Bezekin dhe në xhiron e njëzetë e tejkalon me një manovër të vendosur. Mark sheh tashmë fitoren, por nuk është ende fundi. Aldeguer, nga vendi i katërt, ngjitet në të dytin me një ritëm të çmendur. Spanjolli i ekipit Gresini, debutues në MotoGP, sheh mundësinë e parë për fitore në kategorinë më të lartë, por Markez menaxhon diferencën dhe, në xhiron e fundit, shkëputet përsëri, duke i dhënë fund tabusë së Austrisë. Ditë e vështirë për Jorge Martin. Spanjolli i ekipit Aprilia rrëzohet në xhiron e katërmbëdhjetë dhe shfaqet menjëherë i lënduar. Për siguri, u dërgua në qendrën mjekësore. Më pas u kthye në bokse në këmbët e veta.sdfdgPANORAMASPORT.AL