MOTO GP/ Apendicit, Enea Bastianini mungon në Çmimin e Madh të Gjermanisë
Enea Bastianini do të humbasë Çmimin e Madh të Gjermanisë. Piloti i KTM Tech3 do të humbasë eventin e Gjermanisë, raundin e njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror, pasi u shtrua në spital në Itali për një atak apendiciti akut, i paraprirë nga një ethe që kishte vazhduar që nga fillimi i javës.

Ekipi satelitor i prodhuesit me bazë në Mattighofen kishte njoftuar tërheqjen e piloti italian në orët e fundit. Bastianini renditet në vendin e 15-të në renditjen e përgjithshme të pilotëve në Moto GP. Nuk është ende e qartë nëse piloti italian do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa një vendim pritet deri në mëngjesin e së premtes, më 11 korrik.
Përsa i përket axhendës së Gjermanisë, sot në orën 10:45 u zhvillua sesioni i parë i provave të lira, ndërsa në orën 15:00 do të jetë radha për parakualifikueset. Të shtunën në 10:10 do të fillojë sesioni i dytë i provave të lira, ndërsa në orën 10:50 do të nisin kualifikueset. Më tej, në orën 15:00 do të startojë gara sprint me 15 xhiro. Çmimi i Madh i Gjermanisë do të nisë të dielën në orën 14:00.
PANORAMASPORT.AL













