Modriç përsëri te Milani? Fabrizio Romano zbulon prapaskenat: Luka kërkon garanci
Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Luka Modriç? Për këtë foli Fabricio Romano në një video të publikuar në kanalin e tij në “YouTube”.

“Para së gjithash, në kontratën e tij ekziston një opsion dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme një negociatë e gjatë për të vazhduar bashkëpunimin. Mund t’ju them se Milani i ka bërë tashmë lëvizjet e tij, si në nivel drejtues, ashtu edhe me lojtarët. Të gjithë te Milani po shtyjnë që Modriç të qëndrojë edhe një sezon tjetër dhe ky mbetet qëndrimi i klubit, pavarësisht se javët e fundit sezoni i Milanit është komplikuar.
Kjo nuk ka ndryshuar idenë e klubit për të vazhduar me Modriç edhe vitin e ardhshëm. Nuk është një çështje ekonomike apo dëshire, është një çështje që prek disa pika të tjera. Modriç kërkon fillimisht garanci që Milani të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm. Marrëdhënia me Maks Alegrin është shumë e fortë dhe edhe kjo është një faktor. Modriç e vlerëson shumë Alegrin dhe e njëjta gjë vlen edhe anasjelltas.
Më pas është edhe çështja e konkurrueshmërisë së skuadrës. Luka Modriç nuk është vetëm një kampion, por edhe një njeri shumë ambicioz dhe pret që Milani të jetë në nivel të lartë sa i përket ekipit që do t’i vihet në dispozicion sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh edhe pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Këta janë faktorët.
Milani e ka bërë pjesën e tij dhe i ka dhënë Modriçit liri të plotë për rinovimin. Kurdo që ai dëshiron, klubi është gati të firmosë dhe të vazhdojë. Milani pret vetëm një sinjal nga Modriç, i cili mund të vijë në çdo moment. Ka optimizëm, por këto janë pikat kryesore, të lidhura sidomos me konkurrueshmërinë e skuadrës, që Modriç po i pret përpara se të marrë vendimin për verën”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL













