Miqësorja në Selanik/ Dopietë e Karricës, Vora triumfon ndaj skuadrës greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2025 | 20:20

Miqësorja në Selanik/ Dopietë e Karricës, Vora triumfon ndaj skuadrës greke

Vora e Arjan Bellait ka triumfuar pasditen e sotme ndaj skuadrës greke të Kampaniakos, në testin miqësor të zhvilluar në qytetin e Selanikut. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.  

vora

Të dy golat për skuadrën shqiptare u shënuan nga sulmuesi Karrica në minutat 54 dhe 80, i cili është shndërruar në protagonist absolut te skuadra nga periferia e kryeqytetit. 

Golin e nderit vendasit e shënuan në minutën e 90-të me futbollistin Albanis. Për sa i përket skuadrës greke të Kampaniakos, ata militojnë në Superligën 2.  

PANORAMASPORT.AL