Miqësorja e fundit para startit të sezonit, një gol vendos fatin e takimit mes Teutës dhe Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 22:00

Miqësorja e fundit para startit të sezonit, një gol vendos fatin e takimit mes Teutës dhe Kukësit

Teuta dhe Kukësi janë përballur sot në stadiumin “Niko Dovana” në një ndeshje miqësore që ka shërbyer për t’i dhënë fund përgatitjeve për sezonin e ri që fillon në fundjavën e ardhshme.

teuta

Ka qenë një ndeshje ku trajnerët Dobi dhe Pajaziti kanë parë në veprim të gjithë elementët që kishin në përbërje, duke synuar që të bëjnë gati skuadrat për startin e edicionit të ri. Takimi është mbyllur me fitoren e durrsakëve, të cilët kanë gjetur rrjetën me Beshirajn në pjesën e dytë,për të mbyllur me një sukses përgatitjet e tyre.

Ndërkohë, edhe Kukësi ka dhënë sinjale pozitive, pasi përtej humbjeve me ekipe të Superiores në ndeshjet e fundit, ka treguar se ka mundësi të rivalizojë denjësisht me skuadra të forta.

PANORAMASPORT.AL