Minuta të tëra pa gola, Vllaznia në thatësirë kërkon “kurën” për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2025 | 19:38

Minuta të tëra pa gola, Vllaznia në thatësirë kërkon “kurën” për sulmin

Ishte skuadra që kishte shënuar më shumë deri më tani në Superiore, por në javën e fundit, Vllaznia e humbi këtë cilësim në dëm të Dinamos. Ku kryeqytetasit pas fitores 0-3 ndaj Flamurtarit në javën e 15-të tashmë kanë shënuar 21 gola, teksa kuqeblutë kanë ngelur në kuotën e 19 golave të shënuar, duke qenë kështu ekipi i dytë që ka shënuar më shumë.

balaj

Një shifër golash që ka ngelur e pandryshuar prej 3 javësh në radhët e shkodranëve, kjo si shkak e mos shënimit. Kështu 9 herë kampionët e vendit tonë kanë që nga java e 12-të e kampionatit, ku morën një barazim 1-1 ndaj Partizanit, që nuk gjejnë rrugën e rrjetës. Kështu në takimet Vllaznia- Teuta (0-1), Vora-Vllaznia (0-0) dhe së fundmi Elbasani-Vllaznia (1- 0), kuqeblutë nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Duke pasur kështu 270 minuta që nuk shijojnë dhe festojnë një gol, ku shënimi i golave ishte pika e fortë e ekipit të Martinit deri në këtë pikë të kampionatit. E në këtë moment Vllaznia duket e “bllokuar” përsa i përket shënimit. Me sulmuesit e kuqebluve që po ashtu kanë një “thatësirë”, ku Bekim Balaj nuk gjen golin prej 4 ndeshjesh radhazi në kampionat. Ku sulmuesi ka shënuar për herë të fundit në javën e 11-të, në fitoren 1-0 kundër Dinamos të Vllaznisë.

Teksa edhe Lirim Kastrati nuk ka arritur të bëjë diferencën me gola këtë edicion, ku kosovari numëron vetëm një gol të shënuar në llogarinë e tij personale. Të njëjtën situatë si numri “7-të” ka edhe Çarls Bismark, ku edhe ganezi ka shënuar vetëm një herë deri në javën e 15-të të edicionit.

Pavarësisht se duhet theksuar se ish-futbollisti i Skënderbeut ka qenë për 2 muaj jashtë fushave të lojës, si shkak i një lëndimi. Pra, te Vllaznia duhet të gjejnë sa më shpejt “kurën” dhe rikthehen në identitet, duke shënuar po aq shumë sa bënin në fazën e parë të edicionit. Ku shkodranët deri para një raundi ishin skuadra që kishte shënuar më tepër në kampionat, një kryesim që e mbante që nga raundet e para të këtij edicioni të Superiores.

PANORAMASPORT.AL