Milani në “shok”, piketon trajnerin që sapo fitoi trofeun në Europë. Ibra dhe Kardinale nuk i ndahen Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 11:07

Milani në “shok”, piketon trajnerin që sapo fitoi trofeun në Europë. Ibra dhe Kardinale nuk i ndahen Premier Ligë

Përfaqësues të Milanit do të takohen me Oliver Glasner të martën. Trajneri që fitoi Ligën e Konferencës me Kristal Palas shfaqet si kandidat kryesor, pasi Andoni Iraola nuk po i konsideron kuqezinjtë si opsionin e parë. Beshiktashi po ashtu e kërkon austriakun. 

Screenshot 2026-05-31 110602

Arne Slot po ashtu është alternativë. Te Milani tërhiqen nga tregu i trajnerëve të Premier Ligë.

Pronari Kardinale dhe Ibrahimoviç po punojnë për Milanin e ri. Vendimi për të shkarkuar të gjithë drejtuesit dhe trajnerin Alegri, erdhi pas dështimit për t’u rikthyer në Champions.

Milani nuk mund të humbë më tepër kohë për pasuesin e Alegrit. Projekti i ri fillon pikërisht nga stoli dhe Glasner mund të jetë i duhur. Më parë fitonte edhe Ligën e Europës me Frankfurtin.

PANORAMASPORT.AL