Mihajloviç: Nuk e pashë faullin e Kimish, na mungoi shpejtësia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 12:12

Mihajloviç: Nuk e pashë faullin e Kimish, na mungoi shpejtësia

mihajlovicBajerni ishte shumë i fortë për Milanin dhe Sinisha Mihajloviç e pranon se ekipit i mungoi shpejtësia. Tekniku serb mendon se skuadra e tij nuk e qarkulloi shpejt sa duhet topin dhe se duhet ende të punojë për të rivalizuar me një ekip si gjigantët e Gjermanisë, të cilët ai i pa shumë të kolauduar, edhe pse luanin me një formacion me shumë emra të rinj.

Gjithsesi ai e pranon superioritetin e skuadrës së Pep Guardiolës, i cili ishte i dukshëm në çdo pëllëmbë të fushës. “Nuk ishte një ndeshje në nivelin e inteligjencës së kundërshtarit. Ata ishin të kolauduar, ndërkohë që ne na mungoi shpejtësia. Duhet të përmirësohemi dhe po punojmë për këtë. Por në momente të caktuara mund të kishim treguar më shumë kurajë dhe personalitet”, u shpreh trajneri i italianëve.

Kimish

Vëmendja e mediave është te faulli i rëndë i De Jongut ndaj Kimish. Por Mihajloviç i shmanget interesit të gazetarëve për të gjykuar gjestin e kapitenit të tij.

“Nuk e pash ndërhyrjen e De Jongut ndaj Kimish. Futbolli nuk është balet dhe faullet janë pjesë e lojës. Edhe për këtë arsye, të tilla ndeshje nuk mund të konsiderohen si miqësore”, përfundoi trajneri i kuqezinjve.