Mes dyshimeve dhe mungesave, Partizani përgatit derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2025 | 15:12

Mes dyshimeve dhe mungesave, Partizani përgatit derbin

Partizani do të mbyllë pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”.

partizani

Buxhelaj, Domgjoni dhe Bintsuka i janë bashkuar stërvitjes dhe janë në gjendje për ta nisur nga minuta e parë. Sakaq, Qirko mbetet ende në dyshim dhe do të ndiqet deri në momentet e fundit nëse mund ta startojë, apo jo. Kote është në fazën e fundit të rikuperimit të një frakture në gishtin e këmbës. Trajneri Veselinoviç pritet të bëjë ndryshime në këtë sfidë.

Në mbrojtje pritet ta nisë nga minuta e parë Bytyçi. Mbrojtësi bëri paraqitje të mirë si zëvendësues kundër Teutës, duke dhënë edhe asistin për Podstrelov. Në mesfushë qëndron dyshimi mes Mehmetit dhe Shanajt, më këtë të fundit më të avantazhuar. Në sulm edhe Podstrelov pritet të rifitojë një fanellë titullari.

PANORAMASPORT.AL