Merkato fituese për Tiranën, plus 1.55 milionë euro në bilancin e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2026 | 10:37

Merkato fituese për Tiranën, plus 1.55 milionë euro në bilancin e bardhebluve

Rijad Kobiljar është lojtari më i ri i Tiranës. “Panorama Sport” mëson se mesfushori ka firmosur me bardheblutë. Kobiljar vjen në kryeqytet pas eksperiencës së mbyllur në Turqi me Sakarjaspor në Ligën e Parë turke.tirana29-vjeçari boshnjak numëron 17 paraqitje në këtë sezon me Sakarjaspor. Në karrierën e tij numëron po ashtu dy tituj kampion. Fillimisht në sezonin 2016-17 me Zrinjski Mostar dhe një edicion më vonë te Olimpija Ljubjana në Slloveni. Lojtari vendoset në dispozicionin e trajnerit Ardijan Nuhiju, ndërsa në prag janë dy ndeshje derbi. Fillimisht me Dinamon në Kupë dhe më pas ndaj Partizanit për kampionat.

AFRIMET – Tirana ka ruajtur një standard në treg me afrimin e fundit. Bardhebluve u është bashkuar Rijad Kobiljar, që vlerësohet 300 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Kështu tashmë vlera totale e gjithë ekipit shkon 5,3 milionë euro në total. Çfarë mund të vërehet pas merkatos së dimrit është se bilancit të ekipit i janë shtuar 1.55 milionë euro. Kjo pasi 13 lojtarët e larguar vlerësoheshin në total 1.575.000 euro. Ndërkohë që dhjetë lojtarët e transferuar vlerësohen 3.125.000 euro në total.

Sa i përket tregut mund të thuhet se Tirana ka fituar. Në fushën e blertë rezulton po ashtu që bardheblutë po bëjnë më mirë se rivalët për mbijetesë. Në vitin 2026 numërojnë tre fitore dhe dy barazime. Të larguar nga skuadra janë Fernandez, Soler, Valerianos, Ismajli, Gjumsi, Tola, Dembele, Patsatsia, Ziad, Kozi, Eliton Zhunior, Abah, Mensah dhe vlerësimi në total sipas “transfermarkt” është 1.575.000 euro. Të afruar janë Alvarez, Mysloviç, Bekaj, Kresiç(huazim), Xhixha, Ernest, Kortes, Kobiljar, Halili(huazim), Kuka. Vlerësimi në total është 3.125.000 euro, me një plus 1.550.000 euro, ndërsa vlera totale e ekipit shkon 5.3 milionë euro.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL