Merkato e Partizanit, tre emra nën vëzhgim nga trajneri Gega
Xhuliano Skuka, Vusal Isgandarli dhe Karlos Martínez janë tri afrimet e para që kanë nisur punën me grupin. Sulmuesi rikthehet te Partizani pas aventurës së fundit në Rumani, ndërsa Isgandarli vjen nga eksperienca e fundit në Turqi.

Mbrojtësi Martínez është një zgjedhje e drejtpërdrejtë për të plotësuar boshllëkun në krahun e djathtë të mbrojtjes. Të tria këto prurje do të jenë nën vëzhgimin e stafit teknik përgjatë gjithë qëndrimit në Ohër, në funksion të ndërtimit të një formacioni të ri.
Faza përgatitore konsiderohet e rëndësishme për Partizanin, sidomos pas sezonit të fundit, ku humbja e Kupës dhe dështimi në garën për titull sollën disa ndryshime në skuadër. Me lëvizjet që kanë nisur, kjo periudhë do të shërbejë si një pikë kthese për të ndërtuar një skuadër më konkurruese.
PANORAMASPORT.AL













