“Me gjithë këto konjuktura prapë më të dobëtit do bien”, Jupi shpërthen kundër tolerimeve: E legenosi Dinamon me ndërhyrje politike dhe tani bie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2026 | 23:58

“Me gjithë këto konjuktura prapë më të dobëtit do bien”, Jupi shpërthen kundër tolerimeve: E legenosi Dinamon me ndërhyrje politike dhe tani bie

Redi Jupi fajëson mendësinë e presidentëve të klubeve shqiptare të cilët sipas tij, nuk e pranojnë dot dështimin sportiv si arsye pse në javët e fundit ka tolerime nga më të ndryshmet. Ish-futbollisti i Kombëtares ka theksuar se pa ndryshuar qasje presidentët e klubeve, ngjarje të tilla do të vazhdojnë pa u ndërprerë.

bandicam 2026-05-04 23-23-57-655

“Se çfarë ka ndodhur këtë javë e ka kuptuar një publik i tërë, edhe përpara. Ishte një gjë e paralajmëruar, ka disa javë që paralajmërohet por kjo javë nuk kishte më sekrete, e dinin të gjithë se çfarë do të bëhej dhe si do ndodhnin të gjitha. Unë mendoj që kjo ka një shkak dhe shkaku më i rëndësishëm i gjithë saj është mospranimi i rezultateve nga presidentët e klubeve. Janë këta dhjetë njerëz që drejtojnë klubet e futbollit shqiptar, që e kanë të pamundur të pranojnë rezultatin sportiv. Se çfarë do ndodhi? Me gjithë ato intriga që po ndodhin, me gjithë këto marrëveshje, me gjithë këto tolerime, me të gjitha konjunkturat, prapë do bien dy ekipet më të dobëta në Superiore. Prapë në fund të fundit, pasi të bëhet gjithë kjo zallamahi e madhe dhe gjithë kjo vorbull e madhe në fund me 99% do bien dy ekipet më të dobëta të sezonit. Dhe çfarë bëjnë këta me gjithë këto, rezultate dhe marrëveshje? Këta larguan publikun.

Publiku në rrjete sociale, që në 2007 e andej do të jetë gjithmonë. Por ai nuk na intereson fare. Ata nuk janë pagues biletash dhe neve na duhen ata që janë në stadium. Ata që ishin në stadium, ishin në ndeshjet e kaluara, derbin Partizani me Tiranën dhe Elbasani me Vllazninë. Kur janë ndeshjet e vërteta. Pra, për fat të mirë ne kemi publik me memorie të shkurtër. Pra, edhe në qoftë se është toleruar përpara një jave, ata prapë kur e marrin vesh që ka një ndeshje të mirë, po themi në javën që vjen, ata të vijnë prapë, se një publik i cili është i ndjeshëm nuk të shkel në stadium.

Nuk të shkel me një skuadër e Premier Ligës në qoftë se ti ke një tolerim dhe siç mund të ndodhi po themi edhe atje për mungesë motivimi , nuk të shkel më në stadium ai dhe impakti financiar që ka mosardhja e publikut në stadium është shumë e madhe. Problemi këtu te neve është që edhe publikun e kemi “fake”. Sepse impakti financiar që ne kemi nga ardhja e publikut në stadium nuk është i përfillshëm. Dhe kështu që ata nuk janë të varur nga sensacionet e publikut, ndërkohë që duhet të ishin të varur nga ata.

Çfarë po bëjnë këta presidentë me gjithë këto marrëveshje, allishverishe? Po bëjnë një vrimë në ujë. Prapë do dalin dy skuadrat më të dobëta. E vetmja gjë që po godasin këta është që po e godasin futbollin në qelizat e veta. Unë kam një mesazh për të lëshuar. Presidentët, se këta kanë thënë një gjë, që unë e kam klubin tim, e kam klub privat, harxhoj financat e mia thotë, për të çuar klubin përpara. Zotërinj, kjo që keni ju vërtet është një aset privat, por është me impakt publik dhe është pronë publike. Pra, kur ti je president i Partizanit, i Tiranës, i Dinamos, vërtet ti aksioner mund të jesh edhe njëqind për qind i asaj gjëje, por ti përfaqëson emocionet e po themi edhe dhjetëra mijëra tifozëve, nganjëherë dhe qindra mijëra tifozëve. Është e pamundur që ti ta trajtosh një pronë private sikur ajo nuk ka fare impakt publik. Ka impakt shumë më të madh publik kjo gjë dhe ti përfaqëson emocionet e njerëzve atje.

Është e pamundur, njerëzit e kuptojnë. Kur ti bie si pasojë e rezultateve sportive, njerëzit ta pranojnë. Këta nuk e pranojnë. Këta nuk pranojnë rezultatin në fushë. E kanë të pamundur ta pranojnë rezultatin në fushë. Pra, këta edhe kur bien, duan të bien në tavolinë, jo në fushë. E kupton çfarë është problemi? Unë po mendoj këtë sepse u përmend fillimisht për skemën e kampionatit. Tani që skema nuk po funksiononte. Këtë e pa i gjithë publiku që u toleruan ndeshje, nuk është ndonjë gjë e madhe. Tani duhet të mendojmë zgjidhje për të gjithë gjënë. Por unë kam përshtypjen që çfarëdo zgjidhje të mendojmë ne, me këtë mendësi që kanë këta, do t’i hedhin poshtë të gjitha.

Pra, e para gjë, këta duhet të pranojnë rezultatet e fushës, nga këtu fillon e gjitha. Pastaj po mendoja që një skemë e tillë me 12 skuadra, minimalisht me 12 skuadra, në qoftë se do bëhej me tre faza, ku dy faza të luani të gjithë skuadrat me njëra-tjetrën dhe fazën e tretë të luanin gjashtë të parat të shkëputura me gjashtë të fundit me njëra-tjetrën, në mënyrë që mos kenë lidhje. Pra, këto të luajnë për të rënë, këto të luajnë për kampion. Mbase mund të ishte një zgjidhje. Pra që t’i krijojmë një ndarje, sepse çfarë bëhet tani? Luhet tani në fazën e katërt. Tani i thotë ai, i thonë këto skuadrat poshtë, i thonë atyre lart “Për çfarë ju duhet juve? Ju i keni pikët”.

Ndikimi politik? Lushnja para nja dy vitesh e legenosi Dinamon atje në Lushnjë se ishte ndërhyrje politike e fortë nga shumë lart. Që humbi penalltinë Lushnja e u mërzit ky i Dinamos që humbi penalltinë, se duhet të fitonte Lushnja. Iku në të Dytën Lushnja tani, edhe Fieri. Ai që do të na bënte reformën e futbollit shqiptar neve, iku në të Dytën ai”, tha Jupi duke folur në “Procesi Sportiv”.

PANORAMASPORT.AL